15-vjetori i Vetëvendosjes shënohet më 12 qershor, me një tubim publik
Nga data 10 qershor deri më 17 qershor mbahet "Java e Lëvizjes", organizim ky tradicional i përvitshëm I Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë së cilës do të mbahen aktivitete të shumta.

Lajme
Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetori i Vetëvendosjes, të premten më 12 qershor, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, shkruan ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi në një postim në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” në Kosovë. /Lajmi.net/