15 pyetje që duhet t’i bëni në takimin e parë

Nëse takimi i juaj i parë ju bën shumë nervoz, atëherë duhet ta dini shumë mirë se nuk jeni të vetmit që ndiheni kështu.

Lifestyle

01/04/2014 19:40

Ju jeni me të në takimin e parë dhe dëshironi që ta njihni sa më mirë. Natyrisht se duhet të keni një kujdes të lartë me pyetjet, pasi ata kanë një ndikim të madh në takimin e parë.

Nëse dëshironi që ta njihni sa më mirë personin që jeni duke e takuar për herë të parë, duhet që atij t’ia bëni pyetje të thjeshta.

15 pyetje që duhet ti bëni në takimin e parë:

1- Çfarë ju pëlqen?

2- Më tregoni storien tuaj të preferuar?

3- Cili ishte momenti më i lumtur në muajt e fundit?

4- Si kaloi dita sot për ty?

5- Cili është kujtimi juaj më i lumtur?

6- Si ju duket e ardhmja e juaj?

7- Si jeni duke kontribuar për botën?

8- Cilat janë librat tuaj të preferuar?

9- Cili është karakteri imagjinar me të cilin lidheni më shumë?

10- Cila është thënia juaj e preferuar?

11- Çfarë dëshironi më shumë që shokët tuaj të bëjnë me ju?

12- Cila është gjëja që ju pëlqen më shumë te vetja juaj?

13- A jeni spontane?

14- Çfarë të motivon në jetë?

15- Cili është komplimenti më i mirë që keni pranuar?