144 të shëruar dhe 145 raste të reja me koronavirus

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 144 pacientë.

Lajme

15/08/2020 14:59

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 9 persona me koronavirus duke e dërguar kështu në 390 numrin e përgjithshëm të vdekjeve, shkruan lajmi.net.

Me 145 rastet e reja sot numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 11,275 nga 43,544 persona të dyshuar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, përveç 390 personave të vdekur, janë shëruar gjithsej 6961 persona duke llogaritur 144 pacientë të shëruar në 24 orëshin e fundit.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 3924.

Raporti i IKSHPK-së:

144 TË SHËRUAR DHE 145 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924. /Lajmi.net/