14 vjet burg afaristit, kishte paguar kosovarin për t`ia vrarë gruan

Një afarist i pasur nga Gjeneva është dënuar me 14 vjet burg për nxitjen që ka bërë për vrasjen e të shoqes. Këtë vendim gjyqësor e ka marrë sot Gjykata e Apelit e Gjenevës dhe ka qenë më i ashpër se vendimi i marrë nga gjykata më e ulët, ajo penale e cila atij i kishte shqiptuar 11 vjet burg.

Lajme

16/10/2015 19:31

Gruaja kishte shpëtuar për pak nga vdekja të cilën ia kishte porositur dhe përgatitur bashkëshorti. Gjykata ka konstatuar se afaristi 58 vjeçar kishte pjesëmarrje thelbësore në deliktin e tentimvrasjes, shkruan watson.ch. Motivi që e ka shtyrë ta bënte këtë ka qenë i natyrës financiare, thuhet në arsyetimin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch.

Gruaja atëbotë 47 vjeçare, më 19 shkurt të vitit 2012 ishte sulmuar me thikë në hyrjen e shtëpisë nga një persona i rëndë 130 kilogramë, i cili e kishte rrëzuar atë përdhe duke e bartur zvarrë dhe duke e ngufatur. Dorasi, një kosovar, në momentin e fundit kishte hequr dorë nga përfundimi i krimit, duke e lënë të gjallë. Delikti duhej të dukej sikur një sulm për plaçkitje por në fakt ajo ishte porositur nga bashkëshorti me qëllim vrasjen e gruas së tij.

Çifti kishte mbrapa një karrierë të përbashkët të suksesshme si administrues pasurish nëd egëne financave dhe kishin fëmijë të përbashkët.

Gjykata e Apelit po ashtu të premten ka ngritur dënimin edhe për dy nga tre bashkëkryesit e veprës. Sulmuesi kryesor është dënuar me 13 vjet burg në vend të 11 sa qe dënuar nga shkalla e parë. Ndërsa kushëriri i tij do të mbajë 9 vjet burg nga 7 sa ishte dënimi mëparshëm./albinfo.ch/