14 persona vdesin në Brazil pas përplasjes së aeroplanit
14 persona kanë mbetur të vdekur në Amazona të Brazilit, pasi që avioni me të cilin po udhëtonin u përplas. Piloti iu afrua qytetit të Barcelos kur kishte shi të dendur dhe shikueshmëri të ulët dhe u duk se pa dashje filloi të ulej në gjysmë të pistës, tha në një konferencë shtypi sekretari i…
Bota
14 persona kanë mbetur të vdekur në Amazona të Brazilit, pasi që avioni me të cilin po udhëtonin u përplas.
Piloti iu afrua qytetit të Barcelos kur kishte shi të dendur dhe shikueshmëri të ulët dhe u duk se pa dashje filloi të ulej në gjysmë të pistës, tha në një konferencë shtypi sekretari i sigurisë shtetërorë të Amazonas, Vinicius Almeida.
Tutje ai shtoi se avioni doli nga brezi i uljes dhe u rrëzua, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv.
Trupat u hoqën nga avioni, ndërsa të gjitha viktimat ishin turistë brazilianë, tha Wilson Lima, guvernator i shtetit Amazonas.
Rajoni përballet me reshje të mëdha shiu dhe shkaku më i mundshëm i aksidentit ishte një gabim në rrugën e ndjekur në momentin e uljes, shtoi Lima.
Kurse, linja ajrore Manaus Aerotaxi konfirmoi se kishte pasur një aksident të cilin po e heton, por nuk dhanë më shumë detaje.