13 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot bëhen plot 13 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajme

21/01/2019 07:32

Me rastin e përvjetorit të 13 të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 do të bëjë homazhe tek varri në Velani.

Po ashtu Kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjë homazhe tek varri i tij  në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.

Ndërsa, në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.

Ndryshe, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë. /Lajmi.net/