13 fotot e rralla të Albert Ajnshtajnit që nuk i keni parë më herët (FOTO)
Padyshim që Albert Einstein është një ndër figurat më të njohura botërore, e që këtë famë e pat fituar për shkak të mençurisë së tij.

Fun
Në internet qarkullojnë fotografi të ndryshme të tij, duke filluar nga ato serioze e deri tek ato më qesharake.
Por, lajmi.net i sjell për ju disa fotografi të rralla të Ajnshtajnit e të cilat ndoshta nuk i keni parë më herët.
1) Këtu është Albert Ajnshtajn me gruan e tij Elsa tek Grand Canyon, 1931
2) Me 25 nëntor të vitit 1915, në gazetën Annalen der Physik, Ajshtajn e kishte publikuar teorinë e cila do ta bënte atë të famshëm
3) ‘Teoria e përgjithshme e relativitetit’ thotë se koha nuk është konstante, por është e ndryshme për të gjithë
4) Ai e kishte publikuar teorinë e veçantë të relativitetit 10 vite më herët, kur kishte punuar si një nëpunës i patentave në Bern.
5) Një fizikan britanik, Arthur Eddington, e kishte mbajtur një ekspeditë për të dëshmuar se Ajnshtajni e kishte mirë, vetëm pak pas Luftës së Parë Botërore
6) Edhe këtu është Ajnshtajni me gruan e tij Elsa
7) Fizikani Max Planck ia dhuron medaljen Planck Ajshtajnit në vitin 1929
8) Në vitin 1933 Ajnshtajni kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
9) Ai ishte larguar nga vendlindja e tij kur Hitleri kishte ardhur në pushtet
10) Si një hebre gjerman ai ndihej i frikësuar nga qëndrimet anti-semitike të partisë Naziste
11) Ai pjesën tjetër të jetës së tij e kishte jetuar në SHBA, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishte paralajmëruar SHBA-në se Gjermani po e ndërtonte një bombë atomike
12) Atij iu ishte ofruar pozita e Presidentit të Izraelit në vitin 1952
13) 22 vitet e fundit të jetës, Ajnshtajn i ka kaluar në Universitetin Princeton
/lajmi.net