Conte për Amir Rrahmanin: Ishte i lodhur!

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Venezias në Serie A. Ai u dashtë të largohej nga loja në minutën e 75’të dhe pikërisht për këtë pas ndeshjes ka folur trajneri italian. Conte thotë se Rrahmani ishte i lodhur, por që nuk dihet ende shkalla e lëndimit. “Si është Rrahmani? “Nuk…

Sport

16/03/2025 18:25

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Venezias në Serie A.

Ai u dashtë të largohej nga loja në minutën e 75’të dhe pikërisht për këtë pas ndeshjes ka folur trajneri italian.

Conte thotë se Rrahmani ishte i lodhur, por që nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

“Si është Rrahmani? “Nuk ka pasur ndonjë gjë të rëndë, duhet të jetë i lodhur. Mund të jetë edhe tronditje, duhet vlerësuar lëndimi për grumbullimin e kombëtares”, u shpreh ConteKujtojmë që Rrahmani është ftuar nga Foda për ndeshjet e muajit mars te Kosova kundër Islandës.