127 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 100 prej tyre me oksigjenoterapi

127 qytetarë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Lajme

30/11/2020 08:59

Katër pacientë janë në respirator, 100 pacientë në oksigjenoterapi kurse 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik.Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Tutje u shtua se gjatë vikendit në këtë spital janë kryer 12 lindje, 9 prej tyre normale dhe tri me prerje cezariane.

“Kanë lindur 12 foshnje, 5 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.515 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,234analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione. 365 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 291 Rëntgen, 54 EHO dhe 20 CT-ja”./Lajmi.net/