125 milionë euro për Ronaldon
Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 125 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport
Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, kampioni i Ligue 1 është i gatshëm të paguajë 125 milionë euro për blerjen e futbollistit portugez, gjatë afatit kalimtar të verës.
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi së fundmi deklaroi se klubi ka fuqi financiare për të blerë yjet si Ronaldo e Lionel Messi.
Andaj, ai ka vendosur që të sfidojë vendosmërinë e Los Blancos për ta mbajtur Ronaldon, duke paraqitur një ofertë rekorde për transferimin e tij.