Pacolli: Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, Kosova meriton ministra të përgjegjshëm
Behgjet Pacolli ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Përmes Facebook Pacolli ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”, transmeton lajmi.net. Tutje ai shton se Kosova meriton ministra më të përgjegjshëm dhe jo shpifës dhe…

Lajme
Behgjet Pacolli ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Përmes Facebook Pacolli ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”, transmeton lajmi.net.
Tutje ai shton se Kosova meriton ministra më të përgjegjshëm dhe jo shpifës dhe gënjeshtar.
“Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve”. Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/