Largohet nga Real Madrid, transferohet në Premierligë për 120 milionë euro (FOTO)
Manchester United është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale.

Sport
Gareth Bale është sërish objektiv i Manchester Unitedit.
Në fakt, “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë rekord 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Jose Mourinho ka identifikuar reprezentuesin uellsian si përforcimin e madh të nevojshëm në Old Trafford, përcjell “Lajmi.net”.
Mourinho ka realizuar përforcimin e tij të parë si menaxher i Manchester Unitedit duke blerë mbrojtësin Eric Bailly nga Villarreal për 40 milionë euro.