12-vjeçari shqiptar nxjerrët i pajetë nga deti grek

Mediet greke raportojnë se gjatë ditës së sotme një 12-vjeçar me origjinë shqiptare është nxjerrë i pajetë nga plazhi i Zefiros.

Lajme

10/02/2019 22:49

Të dielën, një fëmijë 12-vjeçar, me origjinë shqiptare u nxor i pajetë nga plazhi i Zefiros në qytetin e Rodosit.

Viktima u transportua për në spital, transmeton shekulli.

Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit po kryen hetimet në lidhje me këtë rast.

Për rastin konkret nuk dihen arsyet dhe hetimet janë në vijim.

Mirëpo, kujtojmë se kohët e fundit shumë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, Greqi.

Ata më së shumti janë gjetur të vdekur në burg në rrethana të ndryshme, të dyshimta shpeshherë.