12 persona vdesin në një aksident në Sllovaki

Një kamion që bartte zhavorr është përplasur me një autobus të pasagjerëve, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë të mërkurën, duke shënuar aksidentin më të përgjakshëm rrugor në një dekadë në këtë shtet, ka thënë policia.

Bota

13/11/2019 19:12

Aksidenti ka ndodhur në një ditë me shi, afër qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryeqytetit, Bratisllavë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Kamioni ka mundësi të ketë qenë shumë i ngarkuar, duke shkaktuar përplasje me anën tjetër ku ka qenë autobusi, ka thënë ministrja e Brendshme, Denisa Sakova, pak para se të nisej në vendin ku ka ndodhur aksidenti, transmeton rel.

Ajo ka thënë se autobusi më pas ka dalë nga rruga, dhe disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në të.