12 ndeshje moslojë për Piquen?

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mund të dënohet me deri në 12 ndeshje për përjashtimin e tij në ballafaqimin kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e kthimit në Superkupën e Spanjës.

Sport

18/08/2015 09:40

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique rrezikon dënim të ashpër për përjashtimin e tij në ballafaqimin kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e kthimit në Superkupën e Spanjës.

Në raportin e gjyqtarit thuhet se Pique e shau asistentin.

Kurse, në raste të tilla në Spanjë dënimet janë mes katër deri në 12 ndeshje.

Në rast se Komisioni Disiplinor vendos për dënim minimal për Piquen, ai do të mungojë në udhëtim te Athletic Bilbao, Atletico Madrid në Vicente Calderon dhe duelet në Camp Nou kundër Malagas dhe Levantes.