12 gjërat që çdo mashkull i mendon, por kurrë nuk i thotë

Të gjithë meshkujt kanë shumë mendime të cilat i mbajnë në vete, dhe thjeshtë mendojnë se diçka nuk i len që ata ti thonë ato me zë të lart.

Lajme

20/10/2015 17:00

Sidoqoftë, kjo është lista e 12 gjërave që çdo mashkull i mendon (sidomos adoleshentët) por që kurrë nuk i thonë, e që lajmi.net e transmeton për ju:

1) “Pse ajo ka vënë aq shumë grim?”

Është e vërtetë që grimi të bën të dukesh më e bukur dhe ti mbulon pjesët që nuk janë aq të përsosura, por sidoqoftë kjo nuk arsyetohet që vajzat të vënë 6 ton grim në fytyrën e tyre.

2) “Të dua”

Ne këtë mund ta mendojmë për një vajzë që na pëlqen, ndoshta edhe për nënën tonë, por këtë nuk e themi për shkak se mendojmë që ana jonë mashkullore ‘cenohet’.

Por megjithatë, vetëm pse djemtë nuk e thonë këtë, nuk do të thotë që nuk e ndjenjë.

3) “Jam shumë xheloz”

Askush nuk e pëlqen një person xheloz, edhe pse të gjithë ndihemi xheloz ndonjëherë sepse kështu funksionon vetë jeta.

Por ne këtë nuk e themi apo nuk e pranojmë sepse ndoshta vetëm dëshirojmë të mbetemi gjithmonë ‘perfekt’.

brilliant doctor who

4) “Ai fustan nuk është edhe aq i mirë…”

Ndoshta është fustani më i keq në botë, por ne do të ju themi se ju bën të dukeni shumë të bukur, dhe kjo vetëm sepse jemi të sjellshëm.

5) “Ju me të vërtetë nuk jeni qesharak aspak”

Ne të gjithë e kemi një shok i cili mendon se është një komedian dhe vazhdimisht tenton të na bëjë të qesh.

Ne gjithmonë provojmë të shtiremi sikur po qeshim por brenda nesh ne vetëm duam që ai/ajo të ndaloj së foluri.

6) “Nuk ndihem mirë”

Ne jemi meshkuj, ne nuk sëmuremi!

Epo, fatkeqësisht ne sëmuremi, por kjo është thuajse ‘detyrë’ e meshkujve të shtiren si të fortë e të mos e pranojnë këtë.

Hangover

7) “Më mungon ish e dashura”

Nëse ju e pyetni ndonjë mashkull se çfarë mendojnë për ish të dashurën e tyre, ata me siguri do të përgjigjen duke i ofenduar ato etj.

Por në të vërtetë, jo të gjithë i urrejnë ish të dashurat, pasi që shumica nga ta edhe kanë mall të madh për to.

8) “Jam i tmerruar”

Thuajse edhe kjo është një dukuri tek të gjithë meshkujt, e të cilët e urrejnë ta pranojnë se frikohen jashtëzakonisht shumë.

Ndoshta është në pyetje krenaria apo ndoshta provojnë të aktrojnë si meshkujt të fuqishëm.

Por megjithatë, çdo mashkull frikohet nga diçka.

9) “Nuk kam para”

Thuajse të gjithë meshkujt shtiren sikurse kanë para dhe i hedhin ato edhe nëpër tokë, por në fakt shumica e meshkujve nuk kanë të ardhura të majme edhe e kanë të vështirë ta bëjnë një jetë luksoze.

I need some money

10) “Jam duke rënë në dashuri me shoqen tënde”

Kjo padyshim që nuk është gjëja më e mirë që mund të ja thuash të dashurës tënde.

Megjithatë, ky mendim i ndodhë shumë meshkujve dhe i bëhen të ndihen fajtor dhe shumë keq.

Por nëse e dashura juaj nuk e din për ndjenjat tuaja, atëherë ajo nuk lëndohet dhe gjithçka është në rregull.

11) “Nuk më pëlqen të rri me familjen tënde”

Kjo mund të ndodhë kur meshkujt kalojnë kohë me familjen apo edhe ndonjë shoqe të dashurës së tyre, por kur anëtarët e familjes janë të pranishëm gjërat thjeshtë bëhen më të çuditshme dhe gjithçka ndryshon.

9GpqhvJ

12) “Kam nevojë të kaloj pak kohë vetëm”

Nëse meshkujt i thonë të dashurës apo shoqërisë se duan të qëndrojnë vetëm në shtëpi, gjasat janë të mëdha që atë do ta kritikojnë.

Megjithatë, ne të gjithë e dëshirojmë një kohë të caktuar ta kalojmë vet. /Lajmi.net