Torres: Unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e Kosovës të plotë në NATO

Kongresisti Ritchie Torres ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Ai është gëzuar këtij lajmi, derisa ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO. “Jam i kënaqur që…

Lajme

28/05/2024 09:39

Kongresisti Ritchie Torres ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Ai është gëzuar këtij lajmi, derisa ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë – mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres.