Szunyog viziton Kurtin, jep mesazhin e fundit: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog është gati në përfundim të mandatit të tij në Kosovë. Ai sot është takuar me Kryeministrin Kurti, të cilit i tha se Kosova duhet që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, shkruan lajmi.net. “Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për…

Lajme

22/07/2024 11:33

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog është gati në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Ai sot është takuar me Kryeministrin Kurti, të cilit i tha se Kosova duhet që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, shkruan lajmi.net.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog. /Lajmi.net/