Pamje dramatike: Autoblinda, kamionë e dhjetra vetura të KFOR-it nisen dejt veriut

Gazetarët e Lajmi.net kanë kapur pamjet kur disa autoblinda, kamionë dhe disa dhjetëra vetura të KFOR-it janë nisur drejt veriut. Mendohet se këto automjete ushtarake janë nisur nga Vushtrria për në pjesën veriore. Kujtojmë se sot Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dy kërkesa për Qeverinë e…

Lajme

30/05/2023 17:37

Gazetarët e Lajmi.net kanë kapur pamjet kur disa autoblinda, kamionë dhe disa dhjetëra vetura të KFOR-it janë nisur drejt veriut.

Mendohet se këto automjete ushtarake janë nisur nga Vushtrria për në pjesën veriore.

Kujtojmë se sot Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, dhe që t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.