Autoblinda e parë “Made in Albania”, Peleshi: Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka paralajmëruar për rivitalizimin e industries ushtarake në Shqipëri. Ai ka vizituar kompaninë vendore “Timak”, e cila prodhon mjete të blinduara për shërbimet qeveritare, duke i konvertuar makinat civile në të blinduara për transportin e VIP-ave, shkruan lajmi.net. Ministri më tej ka thënë se kompania “Timak” është gati…

Lajme

25/05/2024 10:44

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka paralajmëruar për rivitalizimin e industries ushtarake në Shqipëri.

Ai ka vizituar kompaninë vendore “Timak”, e cila prodhon mjete të blinduara për shërbimet qeveritare, duke i konvertuar makinat civile në të blinduara për transportin e VIP-ave, shkruan lajmi.net.

Ministri më tej ka thënë se kompania “Timak” është gati të prodhojë autoblindën e parë “Made in Albania”, ndërsa kjo autoblindë ka për qëllim të prezantohet pas 3 javësh në panairin e industrisë ushtarake “Eurosatory” në Paris.

Ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, thuhet se edhe Kosova ka interesim të investojë në kompaninë “Timak” për zhvillimin e mjeteve ushtarake vendore.

“Së bashku me kompaninë e saj #TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake. Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo.

Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF.

I kemi të gjitha!

Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion.” /Lajmi.net/