Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri
Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri. Ai ishte nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë. Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Gani Imeri do të kujtohet gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht. “Më…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/04/gani-imerii.png)
Lajme
Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.
Ai ishte nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Gani Imeri do të kujtohet gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht.
“Më dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë se ka ndërruar jetë Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
“Ganiu ishte organizator i luftës, strateg i rrallë dhe padyshim njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Shalës”.
“Do ta kujtojmë gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht!”.
“Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, miqve dhe dashamirëve. Pushoftë në paqe!”.