Klitschko: Nuk jam gati të vdes për vendin, jam gati të jetoj për të
Ish-boksieri i peshave të rënda, Wladimir Klitschko ndodhet në Gjermani dhe atje dha një intervistë për televizionin “ZDF”, shkruan Lajmi.net. I pyetur pse nuk ishte në front në luftën që po zhvillohet me Ukrainës dhe Rusisë, ai u përgjigj: “Nuk jam gati të vdes për vendin. Unë jam gati të jetoj për të. Është më…

Sport
Ish-boksieri i peshave të rënda, Wladimir Klitschko ndodhet në Gjermani dhe atje dha një intervistë për televizionin “ZDF”, shkruan Lajmi.net.
I pyetur pse nuk ishte në front në luftën që po zhvillohet me Ukrainës dhe Rusisë, ai u përgjigj: “Nuk jam gati të vdes për vendin. Unë jam gati të jetoj për të. Është më e vështirë se të vdesësh”.
🇺🇦‼️ “No, I am not ready to die for the country.
I am ready to live for the country.” — Wladimir Klitshko
-> He wanted to be smart … but failed. pic.twitter.com/dIjX5ecOqc
— Lord Bebo (@MyLordBebo) September 27, 2023
Sipas tij, dallimi mes rusëve dhe ukrainasve është se rusët janë më të mobilizuar se Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Ukrainasit janë të ndryshëm. Shumica e njerëzve që janë në frontin tonë nuk janë të mobilizuar, ka shumë vullnetar”, theksoi Klitschko.
Wladimir së bashku me vëllain e tij Vitali (kryetar i kryeqytetit ukrainas Kiev) disa herë veshën uniformën e ushtrisë së Ukrainës dhe shkuan në front, ku bënë foto dhe video me ushtarët ukrainas. /Lajmi.net/