Ish-shefi i hetuesisë në Policinë e Kosovës: Ka ardhur koha që të ngriten aktakuzat e para për rastin e 24 shtatorit

Ish-shefi i hetuesisë në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani në një intervistë për lajmi.net ka folur për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator. Sipas Sylejmanit tashmë ka ardhur koha që të ngriten aktakuzat e para lidhur me këtë rast. ‘’Kanë kaluar që dy muaj, tashmë është dashur të ngriten aktakuzat…

Lajme

05/12/2023 11:26

Ish-shefi i hetuesisë në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani në një intervistë për lajmi.net ka folur për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator.

Sipas Sylejmanit tashmë ka ardhur koha që të ngriten aktakuzat e para lidhur me këtë rast.

‘’Kanë kaluar që dy muaj, tashmë është dashur të ngriten aktakuzat e para lidhur me këtë rast. Duhet të kemi një raport lidhur me faktet dhe dëshmitë’’, ka thënë Sylejmani.

Ai ka kritikuar edhe qeveritarët të cilët kanë dalur për dhënë detaje dhe dëshmi lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit./Lajmi.net/