Haradinaj: Vizita e shefit të CIA-s tregon aleancën e përjetshme me SHBA-të
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë. Haradinaj ka thënë se vizita e tij është nder i madh për vendin dhe kjo vizitë tregon aleancën e përjetshme që ka SHBA me Kosovën. Ai ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës duhet ti…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se vizita e tij është nder i madh për vendin dhe kjo vizitë tregon aleancën e përjetshme që ka SHBA me Kosovën.
Ai ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës duhet ti mbajë marrëdhëniet e mira me SHBA-të.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme.
Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike. /Lajmi.net/