Ekipet e FSK-së shpëtojnë edhe nënën e 2-vjeçares në Turqi

Ekipet e FSK-së në Turqi kanë arritur të shpëtojnë të gjallë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar që gjendej nën rrënoja. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka deklaruar se heronjtë tanë kanë arritur të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar për të cilin është…

Bota

08/02/2023 22:22

Ekipet e FSK-së në Turqi kanë arritur të shpëtojnë të gjallë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar që gjendej nën rrënoja.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka deklaruar se heronjtë tanë kanë arritur të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar për të cilin është bërë e ditur se është shpëtuar gjatë ditës së sotme.

“Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj”, ka deklaruar Mehaj.

Postimi i plotë: