Broja thotë se nuk është dëmtuar, flet pas golit të parë të realizuar pas 359 ditësh me Chelsean
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është rikthyer te golat mbrëmjen e sotme. Broja shënoi golin e tij të parë te Chelsea pas 359 ditësh derisa ditë më parë u rikthye nga lëndimi i pësuar në ligamente në vitin 2022. 22-vjeçari realizoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Chelseas ndaj Fulhamit. Reprezentuesi i…

Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është rikthyer te golat mbrëmjen e sotme.
Broja shënoi golin e tij të parë te Chelsea pas 359 ditësh derisa ditë më parë u rikthye nga lëndimi i pësuar në ligamente në vitin 2022.
22-vjeçari realizoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Chelseas ndaj Fulhamit.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka thënë se është një ndjenjë e mirë kur shënon gol, pasi tashmë dihet se skuadra londineze ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e zhvilluara.
“Është e mahnitshme Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh edhe në një derbi të Londrës. Fitoret sjellin atë besim dhe pozitivitet. Është e rëndësishme të fitosh dhe ta bësh këtë sa më shumë që mundesh, dhe të luash mirë e shton këtë pozitivitet. Thjesht duhet të vazhdojmë përpara”, ka deklaruar Broja pas ndeshjes për “Sky Sport”, shkruan Lajmi.net.
Broja u zëvendësua në minutën e 64-të.
Ai bëri të ditur se ishte vetëm një goditje e lehtë dhe nuk dëshironte të rrezikonte. /Lajmi.net