Bislimi: Lajçak më ka dërguar shkresën mua, ai ka caktuar një takim pa dakordim parapak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ka pranuar një ftesë nga Brukseli për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb por që ka refuzuar pjesëmarrjen, raporton Ekonomia Online. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”.…

Lajme

21/02/2024 16:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ka pranuar një ftesë nga Brukseli për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb por që ka refuzuar pjesëmarrjen, raporton Ekonomia Online.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai tha se vetë nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim por që do të vendoset javën e ardhshme për pjesëmarrës.

“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë por ky nuk është takim ku duhet  të shkoj kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë ai.

Ai pati edhe kritika në adresë të emisarit, Miroslav Lajçak, duke thënë se agjenda vendoset me dakordim të palëve. Këtë e quan “shkelje të parimit nga Lajçak”.

“Lajcak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelur parimet që ai i ka vendosur vetë sepse është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim parapake me palët dhe është munduar që të përcaktoj agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021 që as një temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, u shpreh ai. /EO/