1180 raste me COVID-19 në muajin nëntor në Gjilan, e spitali në mungesë të oksigjenit

Rastet me COVID-19 kanë shënuar rritje në komunën e Gjilanit.

Lajme

02/12/2020 15:44

Gjendja aktuale sipas muajve është kësisoj: Muaji mars 19 raste, prill 36 raste, maj 32 raste, qershor 99 raste, korrik 301 raste, gusht 366 raste, shtator 172 raste, tetor 454 raste dhe në nëntor 1 mijë e 1180 raste.

Në Gjilan përpos numrit të madh të të infektuarve me koronavirus shqetësim është edhe mungesa e oksigjenit në Spitalin e Gjilanit, transmeton lajmi.net.

Njoftim i plotë nga nënkryetari i Gjilanit:

Shifrat tregojnë që situata pandemike ka shënuar rritje të rasteve me COVID19 nga muaji në muaj, përjashtuar muajin Shtator që kemi një ulje të rasteve, por trendi ka shkuar duke u rritur muajve në vijim. Gjendja aktuale sipas muajve është si në vijim: Mars: 19 raste, Prill: 36 raste, Maj: 32 raste, Qershor: 99 raste, Korrik: 301 raste, Gusht: 366 raste, Shtator: 172 raste, Tetor: 454 raste, dhe Nentor: 1180 raste.

Ndërkohë që, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë.

#bashkeiadalim