Kupa e Kosovës: Përfundojnë ndeshjet: Drita, Prishtina e Dukagjini kalojnë tutje

Tashmë kanë përfunduar sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, ku nuk ka pasur befasi. Ballkani ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Drenica me rezultat 0-2, ku në fund të ndeshjes u realizuan dy golat. Ishte Nazmi Gripshi i inkuadruar nga banka rezervë që realizoi dy gola në 15 minutat e…

Sport

06/12/2023 14:06

Tashmë kanë përfunduar sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, ku nuk ka pasur befasi.

Ballkani ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Drenica me rezultat 0-2, ku në fund të ndeshjes u realizuan dy golat.

Ishte Nazmi Gripshi i inkuadruar nga banka rezervë që realizoi dy gola në 15 minutat e fundit të duelit për t’i dhënë fitoren Ballkanit.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Drita, që ka mposhtur Dardaninë me rezultat të thellë 0-9.

Blend Baftiu realizoi dy golat e parë, pastaj gola realizuan edhe Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Rilind Haziraj (dy), Raddy Ovouka, Dienit Isufi dhe Meris Maliqi.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Jalen Blesa.

Dukagjini ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-3, ku Blerind Morina me dy gola dhe Granit Elezaj me një tjetër i dhanë fitoren skuadrës së Armend Dallkut.