11 të vdekur nga ‘Hercules’

Suhia, që tashmë është emëruar me emrin ‘Hercules’, e cila ka mbuluar pjesë të Kanadasë dhe të verilindjes së Shteteve të Bashkuara me mbi 60 centimetra borë, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave.

Lajme

04/01/2014 10:45

Banorët e shteteve në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke përjetuar një situatë të vështirë, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike të cilat parashikohet të përkeqësohen edhe më tej në ditët në vijim.

Stuhia, që tashmë është emëruar me emrin ‘Hercules’, e cila ka mbuluar pjesë të Kanadasë dhe të verilindjes së Shteteve të Bashkuara me mbi 60 centimetra borë, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe ka bërë që të anulohen mbi 4,000 fluturime në dy ditët e fundit.

\"A

Stuhia filloi si një rënie e lehtë bore, mbuloi gjithë verilindjen e SHBA’së, duke bërë që të premten temperaturat të binin shumë nën zero, pikërisht nëpër qytete, ku nuk kishte pasur asnjëherë më parë stuhi të tilla dimërore.

Si pasojë, ndodhi një prej aksidenteve me fatalitet në Philadelphia ku një punëtor u shtyp nga një sasi e madhe e kripës rrugore. Një grua e moshuar e cila vuan nga sëmundja e Alzheimer, gjithashtu vidq të premten, pasi ajo kishte ikur nga shtëpia e saj dhe kishte dalë që të shëtiste nëpër qytetin e New York’ut.

Guvernatorët e New York’ut dhe të New Jersey’t kanë shpallur gjendjen emergjente dhe kanë bërë thirrje tek banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

“Me këtë gjë nuk bëhet shaka”, tha guvernatori i New York’ut, Andrew Coumo.

“Njerëzit duke ta konsiderojnë seriozisht qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre”.

\"Stuhi5\"

Kryetari i qytetit të NewYork’ut, i cili është betuar të enjten, gjithashtu bëri thirrje për kujdes.

“Nëse ju dëshironi siguri, rrugë të pastruara, qëndroni nëpër shtëpi”, tha kryetari Bill de Blasio.

\"Stuhi6\"

Stuhia dimërore, Hercules, ka bërë që shumë institucione të mbyllen.

Aeroportet në Boston, Philadelphia, NewYork dhe Washington D.C. kanë përjetuar një shtyrje të fluturimeve në mënyrë masive. Më shumë se 2 e 200 fluturime janë anuluar vetëm të premten në mesditë.

Stuhia filloi që të godas të enjten, duke bërë që shkollat të mbylleshin dhe se pastruesit e rrugëve të dilnin me mjetet e tyre për të hedhur kripë nëpër rrugë. Edhe punëtorët në zyre qeveritare u dërguan më herët nëpër shtëpitë e tyre të enjten.

\"Stuhia1\" \"Stuhia2\" \"Stuhia3\"