11 të lënduar në aksidentin e autobusit me mërgimtarë në Serbi
Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar sontë në Serbi në afërsi të Krushevcit.

Lajme
Siç raportojnë mediat serbe, nga informacionet e para janë 11 persona të lënduar, shkruan lajmi.net.
Të gjitha ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Krushevcit.
Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Zhitia Tours”.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit nga ky rast….