11 korriku, spektakël i garantuar në UFC

UFC garanton spektakël më 11 korrik.

Sport

06/07/2020 10:40

Tash e disa kohë, UFC po përgatitet për duelet e ishullit, me arenat që janë vendosur në vende speciale.

Data për duelet e para në ishull po afron, dhe mbrëmja e radhës në UFC do të dhurojë spektakël.

Më 11 korrik, në kuadër të UFC 251 do të zhvillohen tri ndeshje për titull të kampionit, përcjell lajmi.net.

Vëmendja më e madhe do të shkojë për duelin që do të zhvillohet mes Usman dhe Masvidal.

Gjithashtu, spektakël pritet edhe nga duelet mes Volkanovski kundër Holloway dhe Yan kundër Aldo.

Pra, mbrëmja e UFC251, më 11 korrik, nuk duhet humbur nga adhuruesit e sporteve luftarake. /Lajmi.net/