11 foto që na bëjnë të dyshojmë nëse japonezët janë njerëz apo robotë !? |FOTO GALERI|

Fotografi Çek David Tesinsky në një nga projektet e tij të fotografisë ka sjellur me momente nga jeta e biznesmenëve japonez dhe gjithashtu disa momente 'të lira' të komunitetit të biznesit në qytetet e Japonisë si; Tokjo, Osaka, dhe Kyoto. /lajmi.net

Lajme

04/08/2015 15:40

Jeta e biznesmenëve në Japoni shumë herë është e paragjykuar por edhe e ‘thatë’. Dita e shumicës prej tyre fillon në orën 5 të mëngjesit dhe vazhdon në trenat e ngarkuar, duke kaluar në disa nga stacionet më të ngarkuara, një rutinë që ata e ndjekin çdo ditë për të shkuar në vendin e tyre të punës, dhe dita e tyre përfundon natën vonë e shumë prej tyre gjatë kthimit duhet të bëjnë rrugën e njejtë. Por është e pa-zakonshme por edhe e paragjykueshme nëse ktheheni në shtëpi pa dalur në lokalet e natës, dhe shumë shpesh mund të ndodhë të shihni biznesmenë mesatarë të dehur që i ka zënë gjumi në rrugë apo në stacion të trenit, e ka raste të tilla kur mund të shihni njerëz duke fjetur edhe në restaurante të ushqimit të shpejtë.

Secili njeri mund ta gjejë rrugën drejt suksesit me pak forcë dhe pak fat, por në Japoni nuk ka rëndësi a ju pëlqen puna që bëni apo jo, të duhet që të ngujohesh në një vend pune në ndonjë ndërtesë xhami dhe metali dhe të vazhdosh tutje me punën, sepse të duhet patjetër të nxjerrësh shpenzimet e jetesës dhe nevojave bazike për jetë. She rastet kur biznesmenët vendosin t’i japin fund jetës duke u hedhur para trenave apo ndonjë mënyrë tjetër, janë shumë të shpeshta. /lajmi.net