105 ilegalë serbë të ‘Mbrojtjes Civile’ punësohen në institucionet e Kosovës
Serbët e strukturës ilegale “Mbrojtja Civile”, që viteve të fundit kanë vepruar në veri, kundër Kosovës, e menaxhuar nga Beogradi, kanë nënshkruar kontratë me dy institucione të Kosovës: Agjencinë për Menaxhimin dhe Emergjenca dhe Qendrën Korrektuese në Mitrovicë.

Lajme
Kanë nënshkruar kontratë pune me institucionet e Kosovës 105 persona të komunitetit serb, që për disa vite kanë punuar në kuadër të strukturës ilegale “Mbrojtja Civile”.
Prej tyre 80 do të punojnë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave që vepron në kuadër të Ministrisë së Brendshme, dhe 25 të tjerët do të punësohen në qendrën korrektuese në Mitrovicë, bën të ditur për “Zërin”, ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Kjo vjen, si rrjedhojë e marrëveshjes në Bruksel, për integrimin e strukturave ilegale në institucione të Kosovës, dhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka vepruar ilegalisht në Kosovë nën menaxhimin e Beogradit nga paslufta, është struktura e parë prej shumë të tjerave që ka filluar me procesin e integrimit në institucione të Kosovës.