104 persona humbin jetën nga helmimi i alkoolit
104 persona kanë vdekur në Indinë Veriore pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar, bëjnë të ditur mediat lokale.
Bota
Sipas zyrtarëve policor, të paktën 200 persona janë arrestuar deri më tani për shkak të helmimeve masive, që sipas tyre, rezultojnë të kenë ndodhur nga falsifikimi i alkoolit.
Ndërkohë, po të njëjtit zyrtarë kanë bërë të ditur se kanë arritur të konfiskojnë përreth 10,000 litra pije alkoolike.
Qeveria e Utah Pradesh, rajonit në të cilin ka ndodhur ngjarja, ka urdhëruar të kryhet një hetim i gjerë në lidhje me rastin. /Lajmi.net/