Hovenier: Momentalisht SHBA ka pak entuziazëm për të reaguar për interesa të Kosovës

Në takim me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ka pak entuziazëm për të punuar për interesa të Kosovës, momentalisht. “Më duhet të them se në këtë koment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna…

Lajme

30/05/2023 17:05

Në takim me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ka pak entuziazëm për të punuar për interesa të Kosovës, momentalisht.

“Më duhet të them se në këtë koment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, ka thënë Hovenier.

Ky disponim, sipas Hovenierit, vjen pas veprimeve të njëanshme të Qeverisë Kurti, për t’i futur me forcë tre kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se SHBA-ja i ka bërë Kurtit kërkesë për të shtensionuar situatën në veri, por, sipas Hovenierit, ai nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave.

Sipas diplomatit amerikan, kërkesat e SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës janë që të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, dhe që t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.