Kylian Mbappe shënon gol qesharak ndaj Lorient

Skuadra e Paris Saint-Germain është duke humbur me rezultatin 1 me 2 ndaj Lorient, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligue 1. Por në këtë ndeshje u shënua një gol tejet qesharak. Ishte Kylian Mbappe që realizoi gol për 1 me 1 në minutën e 29’të, shkruan Lajmi.net Sulmuesi francez shënoi gol…

Sport

30/04/2023 18:40

Skuadra e Paris Saint-Germain është duke humbur me rezultatin 1 me 2 ndaj Lorient, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligue 1.

Por në këtë ndeshje u shënua një gol tejet qesharak. Ishte Kylian Mbappe që realizoi gol për 1 me 1 në minutën e 29’të, shkruan Lajmi.net

Sulmuesi francez shënoi gol pas gabimit nga portieri kundërshtar. Mvogo harroi krejt që e ka afër Mbappen dhe liroi topin nga duart e tij, kurse lojtari i PSG-së u tregua shumë i vëmendshëm dhe mori topin dërgoi në rrjetë.

Kujtojmë që PSG-ja është me një lojtar më pak në fushë, pasi Achraf Hakimi është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë.