101 gola të Ronaldos nga pika e bardhë e penalltisë
Real Madrid shënoi fitore 1:4 në udhëtim te Valencia në javën e 21-të të La Ligas.

Sport
Dy nga katër golat për skuadrën e Zinedine Zidanes, i shënoi Crisitano Ronaldo.
Portugezi të dy golat i shënoi gjatë pjesës së parë të ndeshjes, nga pika e penalltisë.
Këto penallti, sidomos e para, ishte speciale për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Ronaldo ka arritur në numrin e 100 golave të shënuara nga penalltia në të gjitha garat, ndërsa pak minuta më vonë e rriti këtë numër, në 101, kur shndërroi në gol edhe penalltinë e dytë të fituar./Lajmi.net/