Edi dhe Linda Rama e kanë të ndaluar të shkojnë në Arabinë Saudite

Gjatë tre vite në qeverisje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk është parë që të vizitojë Arabinë Saudite dhe ky fakt mund të ketë një shpjegim. Kjo bazuar në disa ligje të Arabisë Saudite dhe jo për faj të kryeministrit shqiptar.

Lajme

13/03/2016 09:45

Rreth dy vite më parë, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka publikuar një listë me 50 emra që janë të ndaluar të përdoren në vendin e tyre. Rrjedhimisht, personat që kanë emër të njëjtë me ato të listës së ndaluar, nuk mund të hyjnë në Arabinë Saudite qoftë edhe si turistë, shkruan syri.net.

Surpriza qëndron në faktin se në këtë listë, mes emrave të ndaluar janë Rama dhe Linda. Pra, nëse kryeministri shqiptar do të duhet të bëjë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite do të jetë disi e pamundur për shkak të mbiemrit të tij. Duke qenë se është kreu i Qeverisë, autoritetet arabe ndoshta edhe mund të bëjnë një përjashtim.

Por, nëse kryeministri Rama do të shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila ka edhe emrin e mbiemrin në listën “non grata”, atëherë do të përbënte një rast unikal.

Pra, nëse Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të duan të udhëtojnë në Arabinë Saudite, nuk do të jetë e mundur për shkak të emrave të tyre, që janë në listën e 50 emrave të tjerë që ndalohen nga autoritetet arabe.

Këto emra që janë vendosur në listën e ndaluar, bien në kundërshtim me traditën islame dhe monarkinë.

Lista e emrave të ndaluar në Arabinë Saudite:

Malaak (angel)

Abdul Aati

Abdul Naser

Abdul Musleh

Binyamin (Arabic for Benjamin)

Naris

Yara

Sitav

Loland

Tilaj

Barrah

Abdul Nabi

Abdul Rasool

Sumuw (highness)

Al Mamlaka (the kingdom)

Malika (queen)

Mamlaka (kingdom)

Tabarak (blessed)

Nardeen

Sandy

Rama (Hindu god)

Maline

Elaine

Inar

Maliktina

Maya

Linda

Randa

Basmala (utterance of the name of God)

Jibreel (angel Gabriel)

Abdul Mu’een

Abrar

Iman

Bayan

Baseel

Wireelam

Nabi (prophet)

Nabiyya (female prophet)

Amir (prince)

Taline

Aram

Nareej

Rital

Alice

Lareen

Kibrial

Lauren