Ja si i përgjoi policia italiane, shqiptarët nga Maqedonia që u arrestuan për terrorizëm (Video)

Dy shqiptarë nga Maqedonia kanë përfunduar pas hekurave pas një operacioni anti-ISIS në Itali. Mësohet se në pranga kanë rënë Vullnet Maqellara, 41 vjeç, Abdulla Kurtishi, 26 vjeç si dhe një tunizian.

Lajme

12/03/2016 20:37

Sipas mediave italiane, mësohet se operacioni është zhvilluar në Romë, transmeton BalkanWeb.

Biseda është bërë më 20 tetor të vitit 2015 mes Maqellarës dhe Baroumit.

Baroumi: Nuk ka problem vëlla. Do të shkojë gjithçka mirë, ishallah, edhe nëse t’i dëshiron të vish këtu, do të të sistemojmë ne. Mjafton që t’i të bësh llogaritë, dhe me dokumente false mund të vish, ishallah.

Maqellara: Unë gati jam, nëse mund të më shkruash adresat e rrugëve dhe çfarë duhet të kem parasysh dhe avash avash do të arrij atje.

Baroumi: Ishallah vëlla. Mjafton që ti të vish në Turqi. Pastaj për pjesën tjetër mendoj unë. Kuptove? Mjafton të vish në Turqi. A më kuptove?

Maqellara: Në rregull vëlla. Do përpiqem këtë muaj. Do përgatitem avash e vash. Unë kur nisem, nisem i sigurt. Nuk futem mes stuhisë. Shpresoj të vij sa më shpejt.

Baroumi: Shiko, unë po planifikoj një sulm me eksploziv. Do marr një makinë dhe do e hedh në erë. Por nëse ti vjen më herët mund ta shtyj datën e operacionit.

Maqellara: Kam folur me një mik timin. Po pres përgjigje. Më duhet edhe pak kohë, të paktën 10 ose 20 ditë. Nëse ai arrin që edhe për pesë ditë ta kryejë atë punë, do të marr avionin dhe do të nisem./bw

YouTube player