Dy persona mbesin të plagosur nga aksidenti i sotëm

Dy vetura janë përplasur në mesditë në rrugën e Rinasit, ngjarje kjo në të cilën kanë mbetur të plagosur dy persona.

Lajme

12/03/2016 13:14

Veturat e përfshira në këtë aksident janë mjetet me targë TR 6634 J drejtuar nga Vijar Ismaili dhe AA008 HM drejtuar nga Gentian Gjyrmo.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë rrugore të cilët në bashkëpunim me mjekët e autoambulancës që mbërriti në vendin e aksidentit i kanë dërguar në spital dy personat e plagosur.

YouTube player