Gjashtë të dyshuarit nga Maqedonia pranojnë se rekrutuan xhihadistë për ISIS-in

Gjashtë persona të dyshuar në rastin “Celula” pranuan fajin dhe kërkuan të merren vesh me Prokurorinë për dënim më të vogël.

Lajme

11/03/2016 16:40

Hoxha Rexhep Memishi, Ahmeti Dardhishta, Fazli Syla, Muhamet Shehu, Sejfulla Etemovski, dhe Resul Saiti.

Prokuroria ka afat prej 15 ditësh të vendosë nëse do të ul dënimet e këtyre personave apo do të vazhdojë me gjykimin e tyre së bashku me 5 persona të tjerë që nuk pranuan të deklarohen si fajtorë pa parë provat me të cilat ngarkohen për luftim në favor të “Shtetit Islamik”.

Avokatët kërkuan prolongimin e seancës deri sa të gjithë të dyshuarit të shohin provat në mënyrë që të bëjnë vlerësim se a mund të pranojnë fajin apo jo. Por gjykatësja Sandra Krstiç insistoi që deklarimi të bëhet sot, e gjatë negociatave me prokurorinë të mund të shihen edhe provat.

Efto Spirovski, avokat Angel Georgiev, avokat Sipas prokuroit Vlladimir Milloshovski, ekzistojnë prova të mjaftueshme se personat që po ulen në bankën e gjykatës, janë fajtor për veprat me të cilat ngarkohen.

Janë mbledhur shkresa, fotografi dhe video materiale, si dhe biseda të zhvilluara në celularë dhe internet të përgjuara nën masa të veçanta hetuese.

Milloshovski shpjegoi hierarkinë e grupit që ndahet në persona që bëjnë thirrje dhe trajnojnë luftëtarët, persona që merren me logjistikë gjegjësisht gjetjen e financave për udhëtim dhe trajnim, dhe niveli i tretë i personave që kanë marrë pjesë në luftime.