Vërshime edhe në Malishevë, bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh (Foto)

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka thënë se si pasojë e reshjeve të pandërprera, është rritur niveli i ujit në lumin dhe liqenin 'Mirusha'.

Lajme

10/03/2016 19:36

Rruga Mirushë-Gurbadh, është bllokuar, pasi sasia e ujit në liqen ka dalë mbi rrugë. Po ashtu, uji ka filluar të depërtojë edhe në rrugën në hyrje të Malishevës, përkatësisht rruga Malishevë-Duhël.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, këshillon qytetarët, që të përdorin rrugë alternative dhe t’i reduktojnë lëvizjet e panevojshme me vetura, shiu i vazhdueshëm ka bërë që të ketë prurje të mëdha të ujit dhe në vende të caktuara, mund të ketë bllokim të rrugëve dhe urave”, thuhet në njoftim.

Njësitë emergjente të Komunës së Malishevës, janë në gatishmëri së bashku me njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe me Policinë e Kosovës./lajmi.net

auto-cda49495-e038-4011-a643-d112a2e678a31457622415 auto-54256648-6fa9-46df-b914-428a134df1301457622414