Ish-deputeti i LDK-së Tahiri “rahatohet” në Qeveri (DOKUMENT)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar ish-deputetin e partisë së tij, Xhafer Tahiri, në një pozitë të lartë shtetërore. Me vendim të kryeministrit të datës 4 mars 2016, Tahiri është zgjedhur drejtor i përgjithshëm në Agjencinë për Pronësinë Industriale në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shkruan portali Infokusi.com.

Lajme

10/03/2016 13:18

Xhafer Tahiri ka qenë deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar. Ai po ashtu është edhe asistent në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, raporton Infokusi.com.

Përndryshe, Agjencia e Pronësisë Industriale (API) vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është institucioni i vetëm në Kosovë përgjegjës për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale në Kosovë.

Agjencia e Pronësisë Industriale në kuadër të detyrave të saj shqyrton kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të objekteve të pronësisë industriale, mirëmban të dhënat për të drejtat e fituara për mbrojtje të objekteve të pronësisë industriale, promovon mbrojtjen e pronësisë industriale, propozon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale dhe siguron  përmbushjen e obligimeve që dalin nga to, etj.