Zyrtare: Përforcohet Barcelona

Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Joey Dorsey.

Sport

19/02/2016 18:35

Amerikani ka nënshkruar kontratë me klubin katalunas deri në fund të këtij sezoni.

Dorsey ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pritet të debutojë për Barcelonën të premten e ardhshme, ku katalunasit luajnë me Olympiacosin, përcjellë “Lajmi.net”.

Amerikani, i cili është i gjatë 203 centimetra, ka luajtur për Barcelonën në edicionin 2013/14, ndërsa në NBA ka qenë pjesë e Houston Rockets.

Në 15 ndeshjet e zhvilluara në Eurocup, Dorsey ka një mesatare prej 7.9 pikësh dhe 6.5 kërcimesh në 17 minuta për ndeshje.

liga-endesa-euroliga-oficial-fichaje-barca-joey-dorsey