Lëndimi i Pepes shkakton pakënaqësi brenda Realit

"Sport.es" ka zbuluar që brenda klubit të Real Madridit ka pakënaqësi.

Sport

04/02/2016 23:33

Shtabi teknik ka ngritur zërin kundër stafit mjekësor të klubit madrilien.

Kjo për shkak të gjendjes së mbrojtësit Pepe, i cilil sipas diagnozës së re do të mungojë së paku dy javë, përcjellë “Lajmi.net”.

Për momentin nuk flitet se ndaj stafit mjekësor do të ketë ndonjë masë drastike, por pakënaqësitë e Zinedine Zidane janë evidente.