Në klinikën e Onkologjisë brenda ditës trajtohen nga kanceri rreth 300 persona

Klinika e Onkologjisë brenda ditës trajton 70 deri 80 raste me radioterapi, ndërsa 100-200 raste trajtohen me kimioterapi, të pacientëve të cilët janë të diagnostikuar me kancer.

Lajme

04/02/2016 12:49

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë të organizuar në Mistrinë e Shëndetësisë, për shënim të Ditës Botërore Kundër Kacerit.

Shënimi i kësaj dite në Kosovë për këtë vit bëhet me moton “ne mundemi, ju mundeni”.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se në Kosovë janë arritur rezultate inkurajuese sa i përket aspektit të mjekimit të kancerit.

“Aspektet e mjekimit në Kosovë janë arritur rezultate inkurajuese. Ofrohen shërbime, kemi pasur përparim të madh me furnizim me barna. Ka vazhduar me sukses të madh projekti i momografisë mobile”, tha ai.

Shefi i zyrës së OBSH në Kosovë, Skender Syla bëri të ditur se në të gjithë botën brenda vitit vdesin rreth 8 milionë njerëz nga sëmundja e kancerit.

Në këtë konferencë u bë thirrje që në Kosovë të ketë më shumë kujdes për mjedisin, si dhe të bëhet më shumë për zbatimin e ligjit kundër duhanit. /telegrafi