Maradona: Ky futbollist nuk do të transferohet në Real Madrid

Diego Maradona ka një lajm të keq për Real Madridin.

Sport

03/02/2016 13:14

Diego Maradona nuk beson se sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do të transferohet në Real Madrid.

Reprezentuesi brazilian kërkohet nga “Los Blancos”.

Por, Maradona nuk pret largimin e Neymarit nga Camp Nou.

“Neymar? Nuk besoj se do të transferohet në Real Madrid”, deklaroi ai për të përditshmen sportive madrilene ‘AS’, përcjell ‘Lajmi.net’.

“Sa i përket Ronaldos, nuk kam biseduar me të, është një futbollist shumë i fortë”, u shpreh Maradona.