Ronaldinho ia jep një lajm të keq Realit

Ronaldinho nuk beson se sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do të transferohet në Real Madrid.

Sport

02/02/2016 15:59

“Los Blancos” kanë shprehur interesim për Neymarin. Por, Ronaldinho nuk beson se bashkëkombësi i tij do të nënshkruajë në Santiago Bernabeu.

“Nuk mendoj se Neymar do të transferohet në Real Madrid”, deklaroi Ronaldinho për “Mundo Deportivo”.

“Shpresoj që ai të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Është një talent i madh dhe luan për klubin më të madh në botë”, u shpreh ai.