Dosja “Ksera”, shkon në 11 numri i të akuzuarve për vjedhje

Ka shkuar në 11 numri i të akuzuarve për vjedhjen e 30 milionë lekëve nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në Shqipëri, në kohën kur kjo Ministri drejtohej nga Spiro Ksera, tashmë i prangosur nën akuzën për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Lajme

01/02/2016 23:51

Jo zyrtarisht mësohet se nën akuzë janë vënë edhe tre ish-zyrtarë të kësaj Ministrie.

Tre emrat e ish-vartësve të Kserës nuk bëhen ende publikë.

Vetëm një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në “arrest me burg” ish- Ministrin Spiro Ksera.

E njëjta masë u caktua edhe për ish-vartësin e tij Artevis Mene, ndërsa u caktua masa detyrim paraqitje për dy gra të marra të pandehura nga Prokuroria.